Kryetari i Rahovecit akuzon ministrin Muja: Paske bërë një hap prapa për vreshtarët!
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, paska bërë një hap të madh PRAPA për vreshtarët.

“Deri sivjet, për një hektar vreshtë mbështetja ka qenë 1 mijë e 100 euro, ndërsa për këtë vit, sipas vendimit të kësaj ministrie, vreshtarët do të marrin vetëm 150 euro për hektar.
Pse është hap prapa? Sepse është hequr dorë nga mbështetja prej 1 mijë e 100 eurosh, duke e zbritur në vetëm 150 euro, me arsyetimin se subvencionimi do të orientohet në rendiment, gjoja në të ardhmen.

Jepni 1 mijë e 100 eurot siç kanë qenë, nëse nuk po i rrisni, por mos i ulni në 150 euro. Pastaj, nëse doni, shtoni edhe mbështetje në bazë të rendimentit.
T’ua ulësh kaq drastikisht mbështetjen prodhuesve është goditje e drejtpërdrejtë për sektorin e vreshtarisë dhe një mesazh dëshpërues për vreshtarët nga Ministria e Bujqësisë”. /Indeksonline/

