Kryetari i Rahovecit publikon fotografi të 33-vjeçarit nga Rahoveci që vdiq nga koronavirusi

IndeksOnline ka raportuar se një 33-vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka vdekur pasi ishte i infektuar me Covid-19.
Lajmin e konfirmoj për IndeksOnline, kryetari i kësaj komune Smajl Latifi.
“Po është e vërtetë, një 33 vjeçar nga Xërxa ka vdekur pasi ishte pozitiv me koronavirus. Ai ka qenë i shtrirë në klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë. Më 7 gusht i është marrë mostra kurse më 9 gusht ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Latifi.
Ndërsa tani Latifaj, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook fotografin e të ndjerit Çlirim Mornia.
Më poshtë gjeni shkrimin e kryetarit Latifi:
“Tronditës lajmi për vdekjen e parakohshme të të riut Çlirim Morina nga Xërxa. Çlirimi do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si djalë me vlera të larta njerëzore.
Familjes Morina, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Çlirimin, ngushëllimet më të sinqerta, kurse anëtarëve të tjerë të familjes Morina u dëshiroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Latifi.