Kryetari i ri i LDK-së në Llap flet për akuzat e Agim Veliut dhe planet e tij si kryetar dege

Një ditë më parë dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka zgjedhur Ekrem Hysenin, kryetar.
Ish kandidati i këtij subjekti për kryetar të kësaj komune ka thënë se ka qenë më shumë vendim i degës dhe kërkesë e tyre që ai të jetë kryetar se sa ambicie e tij.
Në një prononcim për Indeksonline, Hyseni ka folur edhe për akuzat e ish kryetarit të kësaj dege, Agim Veliu dhe kryesinë e re të cilën do ta ndërtoj ditëve në vijim.
“Dega është unike, u pa dje 100% të delegatëve e votuan kandidaturën time, me thënë drejtën është përgjegjësi ndaj tyre për gjithë këtë përkrahje. Jam i sigurt që do ta bëjmë një kryesi të zgjeruar me figura kredibile”, ka thënë Hyseni.
Më tutje, ai ka thënë se LDK në zgjedhjet e fundit lokale ka dalë partia e parë në Llap për nga numri i votave dhe asamblistëve, por thotë se mungesa e marrëveshjeve me partitë tjera ka bërë që të humbas në balotazh.
Sa i përket akuzave të Agim Veliut, Hyseni thotë se në dega dhe strukturat janë unike.
“Ata kanë entuziazëm për punë. Ne do ta japim kontributin tonë, është mirë secili me pa aktivitetin e tij pse ka ardhur dega deri në atë nivel dhe kush është shakatari. Është mirë është me pa secili kontributin e vet deri të shkatërrimi i degës që ka ndodhë dy palë zgjedhjet e kaluara dhe rritja që ka ndodhë në zgjedhjet e fundit”, ka shtuar Hyseni.
I pyetur se a do të ketë vend n kryesin e re për ish kryetarin e Podujevës për disa mandate në kryesine e re të LDK-së, ai thotë se do të shohin emër për emër dhe aty do të kenë vend të gjithë ata që kanë kontribuar me rritë degën dhe ata që do të kontribuojnë me rritë elektoratin dhe që janë figura kredbile.
“Do t’i shohim emër për emër secilin anëtar të kryesisë për kontributin që kanë dhënë”, ka përfunduar Hyseni.
Deputeti i LDK-së, Agim Veliu nuk ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së në Podujevë, ai madje ka pasur akuza të mëdha në drejtim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Ekrem Hysenit./Indeksonline/