Kryetari i ri i LDK-së: Nga sot përgatitemi për rikthimin e madh

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, fotot gjatë vizitës së tij tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, një ditë pasi kuvendi i LDK-së, e mandatoi atë si të parin e kësaj partie.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Sot ditën e parë e nisa në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova; themeluesit të LDK-së e themeltarit të Republikës sonë.
E shkuara na nderon e motivon. Është standard i lartë për secilin prej nesh. Por e shkuara s’na mjafton sot. Sot përgatitemi për sfidat e kohës.
Për stabilitet politik e konstruktivitet institucional; për dëgjim të vullnetit qytetar; për opozitë të drejtë, origjinale e të guximshme. Nga sot përgatitemi për rikthimin e madh.