75 Mall Live Search
19:41 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Kryetari i ri i LDK-së takimin e parë do ta ketë me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, kjo është arsyeja

Me 14 mars, të dielën, do të mbahen zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

Kjo parti pas humbjes së thellë të 14 shkurtit, pritet ta zgjedhë kryetarin dhe udhëheqësin e re, transmeton Indeksonline.

Një ditë pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ai do të takohet me kryeministrin në ardhje, Albin Kurti dhe u.d e presidentës, Vjosa Osmani.

No photo description available.

Kjo pasi dyshja i ka ftuar në takime të ndara të gjithë liderët e partive për të folur në lidhje me formimin e institucioneve të reja.

Në garë për të parin e LDK-së janë: Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Besian Mustafa dhe Anton Quni./Indeksonline/