Kryetari i ri i Zveçanit: Do të punojë nga zyra në fshatin Lipë, për gjithë qytetarët

Kryetari i zgjedhur Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, para varrit të heroit kombëtar, Isë Boletini ka mbajtur një konferencë për medie, ku deklaroi se do të punojë për të gjithë qytetarët pa dallim. Ai tha se detyrën do ta ushtrojë nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë.
“Unë posa e mora postin e kryetarit, ju njoftoj se do të punoj për të gjithë dhe do të punoj barabartë për të gjithë qytetarët e Zveçanit. Për momentin e kemi zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë. Kjo nuk është çështje që varet prej meje se kur do të kthehemi në objektin komunal. Është Qeveria e Republikës së Kosovës është ajo që vendos. Jemi në bisedime”, tha Peci.