75 Mall Live Search
19:33 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Kryetari i Shtimes jep lajmin e mirë: Banori nga Petrova, shërohet nga koronavirusi!

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, përmes një postimi të bërë bë Facebook ka njoftuar se personi i cili kishte dalë me testim pozitiv me koronavirus nga Petrova, është shëruar plotësisht, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Posa mbarova biseden telefonike, direkte me banorin e fshatit Petrovë të Shtimes, i cili po trajtohej në Kliniken Infektive në Prishtinë, i diagnostifikuar me COVID-19 dhe mësova se në testin e dytë që kishte ka rezultuar negative dhe së shpejti pritet të lirohet dhe të kthehet në shtëpinë e tij shëndosh e mirë.

Të shëruarit dhe familjes së tij ju dëshiroj gjithë të mirat, ndërsa banorëve të Shtimes dua t’ju përcjell porosinë se disiplina dhe përmbajtja e udhezimeve shperblehet me rezultate.

Andaj vazhdoni qëndrimin në shtëpitë tuaja.

Rri n’shpi!