11:56 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kryetari i Skenderajt ka pritur sot ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në një takim sot ambasadoren e shtetit të Suedisë, Karin Hernmarck Ahilny.

Jashari përmes një postimi në facebook ka thënë se me të kanë biseduar për fushat që prekin nivelin lokal.

Ja postimi i plotë:

Kënaqësi të pres në takim Ambasadoren e një shteti mik siç është Suedia, znj. Karin Hernmarck Ahliny, me të cilën biseduam gjerë e gjatë për të gjitha fushat që preken nga niveli lokal.

Po ashtu, përfaqësuesen e shtetit Suedez në vendin tonë, e njoftova me të arriturat e Komunës, punët që janë duke u zhvilluar si dhe sfidat me të cilat përballemi si komunë por edhe si shtet i ri që jemi e që kemi nevojë për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.