13:33 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kryetari i Skenderajt tregon se po punohet në realizimin e projekteve kapitale në këtë Komunë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të diturr se kanë mbetur edhe pak punë për riparimet e rrugëve në Skenderaj.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se vetëm edhe pak punë që qarkullimi i automjeteve të kthehet në normalitet dhe pa ndonjë vështirësi.

“Kanë mbetur dhe pak punë për riparimet e nevojshme përgjatë rrugëve “Ilaz Kodra” dhe “18 Qershori”, që qarkullimi i automjeteve të kthehet në normalitet dhe pa ndonjë vështirësi.

Ndërkohë që nëpër fshatrat tona ka filluar me hov puna në realizimin e projekteve kapitale, kujdes po u kushtojmë edhe rrugëve brenda qytetit tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook./Indeksonline/