23:27 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kryetari i Skenderajt: Vera 2019 me shumë aktivitete për mërgimtaret tanë

Padyshim që vera është sezoni kur mërgimtarët që jetojnë anembanë botës vizitojnë më së shumti vendlindjen e tyre

Tashmë disa komuna kanë nisur punën që të bëjnë pritje sa më të ngrohtë për mërgimtarët tanë.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se komuna që udhëheq ai nga nesër fillon aktivitetet në shesh të qytetit për nder të mërgimtarëve.

“Që pushimet e bashkatdhetarëve tanë në vendlindje të jenë sa më të këndshme, jemi kujdesur që vera 2019 në Skenderajn tonë sivjet të ketë plot gjallëri e aktivetete. Nga e hëna fillon gjithçka. Shihemi te Sheshi, nga ora 20:00”, ka shkruar Jashari.