75 Mall Live Search
17:27 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Suharekës me takim “bombastik”, e vizitojnë gruaja dhe fëmijët

Në ambientet e komunës së Suharekës, kryetari Bali Muharremaj ka patur mysafirë të veçantë. Atë sot e kanë vizituar në takim zyrtar gruaja dhe fëmijët e tij.

Pas takimit, Muharremaj i ka falënderuar ata për përkrahjen e dhënë gjatë gjithë kohës.

“Sot familja ime ishte për vizitë. Natyrisht ua prezentova ambientin tim të punës, duke treguar përkushtimin tim që e kam ndaj qytetarëve.

Me ta tani ndaj kohë më pak, megjithëse janë pjesa më e rëndësishme e jetës.
I falenderoj që në këtë kohë e gjej mbështetjen dhe përkrahjen nga ana e tyre” ka thënë Muharremaj pas takimit./Indeksonline/