19:33 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Suharekës thotë që do ta dënoi kompaninë nga Gjilani që ndoti komunën e tij

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj shpesh ka treguar përmes postimeve të tij që punon edhe gjatë ditëve të vikendit.

Ai qëndron pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre, madje del edhe në terren për të vëzhguar.

Së fundmi Muharremaj bashkë me policinë dhe inspekcionin komunal kanë verifikuar kompaninë që ka ‘ndotur’ ambientin e komunës që drejton ai, e për të cilën thotë se do të merren masa.

Ky është postimi i Muharremajt:

“Inspekcioni komunal dhe policia ka verifikuar se një kompani nga Gjilani, ka hudhë bërllog në territorin e Komunës së Suharekës.
Verifikimi është bërë në bazë të fakturave të gjetura dhe natyrisht do të shqiptohet dënimi sipas ligjeve në fuqi”.