21:31 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / AR

Kryetari i terrenit i dhuron çizme Erion Veliajt

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj së fundi ishte për vizitë në Tiranë, ku u prit nga kryetari Erion Veliaj.

Në mesin e shumë dhuratave që shkëmbyen, Muharremaj i dhuroi Veliajt edhe një palë çizme.

Çizmet më së miri e përfaqësojnë Muharremajn, pasi që njihet si kryetar i terrenit.

“Shumë falenderues për mikëpritjen në Tiranë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj dhe ekipi i tij. Bashkëpunimi ynë do të vazhdoj më tutje dhe natyrisht do të realizojmë shumë projekte të rëndësishme në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj./Indeksonline/