21:20 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Kryetari i Vitisë apelon tek mësimdhënësit: Të rifillojë mësimi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka apeluar tek mësimdhënësit e kësaj komune që të rifillojnë mësimin, me qëllimin më të mirë për mos-humbje të orëve mësimore nga fëmijët.

Përmes një publikimi në Facebook nga Komuna e Vitisë është theksuar se si institucion komunal janë të përkushtuar me të gjithë akterët që të mos dëmtohet procesi mësimor, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që SBASHK-u nuk ka pranuar ofertën e Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave, duke konfirmuar kështu vazhdimin e grevës në arsim.

Postimi i plotë:Komuna e Vitisë apelon tek mësimdhënësit

Pas reflektimit pozitiv të Qeverisë për rritje të pagave,kërkojmë nga mesimdhënësit e Komunës tonë që të rifillojë mësimi,me qëllimin më të mirë për mos humbjen e orëve të mësimit nga fëmijët tanë.
Ne si institucione komunale jemi të përkushtuar së bashku me ju dhe të gjithë akterët që të mos dēmtohet procesi mësimor.

Me respekt Kryetari i Komunës së Vitisë
Sokol Haliti