75 Mall Live Search
13:20 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / mp

Kryetari i Vitisë nënshkruan vendimin për moszbatimin e Doracakut për edukim seksual

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar vendimin për moszbatimin e Doracakut për edukim seksual.

Përmes një postimi në Facebook, kjo komunë ka njoftuar se sipas këtij vendimi, obligohen drejtorët e shkollave në nivel të arsimit fillor, të mesme, të ulët dhe të lartë të mos trajtojë përmbajtje nga doracaku i përmendur deri në rishikimin e MASHT-it.

“Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një vendim për moszbatimin e Doracakut edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues në shkollat e kësaj komune. Sipas këtij vendimi obligohen drejtorët e shkollave në nivel të arsimit fillor, të mesme, të ulët, dhe të lartë të mos trajtojë përmbajtje nga doracaku i përmendur deri në rishikimin e MASHT-it. Ndryshe kryetari Haliti mbrëmë ka njoftuar ky vendim vjen pas shqyrtimit të detajuar të përmbajtjes së këtyre materialeve dhe shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të komunës dhe nga prindërit”.

“Sipas tij, doracaku përmban aktivitete dhe materiale që janë konsideruar të papërshtatshme për fëmijët dhe nxënësit dhe që mund të kenë ndikim negativ në zhvillimin e tyre. I pari i Vitisë tha se kjo masë është marrë për të mbrojtur interesat dhe mirëqenien e nxënësve tanë, si rdhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat tona”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.