22:02 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Kryetari i Vitisë për rastin në Pozharan: Institucionet komunale të prekura thellë me ngjarjen tragjike

“Rast i rëndë. Nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen që na e solli lajmi i orëve të mbrëmjes në Pozheran, mbi tragjedin familjare të familjes Zuka”, thuhet në një reagim të kryetarit të Vitisë Sokol Haliti.


Haliti ka thënë se shuarja e 4 qytetarëve tanë që gjetën vdekjen në këtë tragjedi, brenda shtëpisë së tyre, na ka prekur thellë.


“Ngjarjet e tilla tragjike, kur shuhet një familje e tërë, janë tepër të dhimbshme, si për qytetarët poashtu edhe për Institucionet komunale. Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e të afërmit e familjes Zuka dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Institucioneve komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Kryetari i komunës Sokol Haliti.