75 Mall Live Search
11:10 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Kryetari i Vitisë pret në takim pjesëtarët e KFOR-it

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim një delegacion të KFOR-it amerikan.

Në një njoftim të bërë nga KFOR-i në Kosovë thuhet se trupat ndërkombëtare paqeruajtëse do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me institucionet kosovare, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt.

Javën që shkoi pati raportime të shumta që KFOR-i ka ndërprerë takimet me institucionet shkaku i taksës 100%, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Vitia është ndër komunat e Kosovës që tashmë është prekur nga koronavirusi./Indeksonline/