75 Mall Live Search
18:51 / E Martë, 10 Qershor 2025 / k.v

Kryetari i Vitisë reagon pas vrasjes së vajzës nga Kosova në Graz të Austrisë

Vajza nga Kosova që u vra në Graz të Austrisë është nga Komuna e Vitisë, dhe vjen nga familja Bajrami.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Bajrami.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne”, shkroi ai në Facebook.

Theksojmë se ministri i Brendshëm i Austrisë ka konfirmuar se në mesin e viktimave që mbetën të vrarë në sulmin në një shkollë të mesme në Graz, janë gjashtë vajza dhe tre djem.