75 Mall Live Search
12:39 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / H F

Kryetari i Vushtrrisë ndan mirënjohje për dëshmoren Mukadeze Lika – Muhaxheri

Mbrëmë, me një koncert solemn, janë përmbyllur manifestimet për shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Gjatë koncertit, artistë të njohur si Besiana Mehmedi – mezosoprano, Adelina Paloja – soprano dhe drejtori artistik i ngjarjes Shkodran Tolaj, kanë ofruar një performancë të paharrueshme.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka hapur ceremoninë duke uruar Pavarësinë e Kosovës dhe duke theksuar rëndësinë e këtij momenti historik. Ai ka shprehur mirënjohjen për gratë e zonja të Kosovës, të cilat kanë kontribuar jashtëzakonisht gjatë luftës për liri.

Idrizi ka ndarë mirënjohje për dëshmoren Mukadeze Lika – Muhaxheri, transmeton IndeksOnline.

“Me mirënjohje nderuam gratë e zonja nga e gjithë Kosova, kontributi i të cilave ka qenë i jashtëzakonshëm. Faleminderit të gjithë artistëve, pjesëmarrësve dhe qytetarëve që na u bashkuan në këtë koncert madhështor”, ka thënë kryetari Idrizi.

Ky koncert ka qenë një ngjarje kulturore, e cila ka bashkuar qytetarët në shënimin e një përvjetori të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.