75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 29 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Kryetari i Zveçanit dhe Zubin Potokut shkojnë të takohen me Hovenierin dhe ambasadorët e QUINT-it

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka ftuar në takim kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat veriore, pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur atje,

Të parët në takim kanë arritur Ilir Peci kryetar i Zveçanit dhe Izmir Zeqiri kryetar i Zubin Potokut.

Në takim do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, raporton EO.

Kështu konfirmuan Ilir Peci dhe kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri, të cilët pohuan se do të jenë prezent në këtë takim.