75 Mall Live Search
12:45 / E Martë, 01 Prill 2025 / S Z

Kryetari i Zveçanit pas sulmit me granatë në postë: Tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka reaguar pas shpërthimit të një granate në mesnatë në një nga zyrat e Postës së Kosovës në këtë komunë. Peci ka dënuar ashpër sulmin, ndërsa thotë se ka vetëm dëme materiale.

Kryetari Peci e ka cilësuar sulmin me granatë si “një provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar teroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunë”.

“Ky sulm është një tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët. Autorët duhet të gjenden dhe të paraqiten përpara drejtësisë”, ka shkruar ndër të tjera Peci në Facebook.