09:58 / E Hënë, 29 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Kryetari i Zveçanit: Pas takimit me Hovenierin do të shkojë në zyrë

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier do të shkojë në zyrën e këtij.

Në komunën e Zveçanit, aty ku ka shkuar edhe të premtën, tha ai për Klan Kosova.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të komunës.

Serbët po kundërshtojnë ardhjen e kryetarit të ri në objektin komunal dhe po kërkojnë me ngulm tërheqjen e forcave policore të Njesive Speciale të Policisë Kosovës nga objekti komunal dhe nga qyteti.