16:36 / E Enjte, 31 Mars 2022 / MSH

Kryetari Kastrati ngushëllon familjarët e të vdekurve në aksidentin në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ju ka shprehur ngushëllime familjareve të të vdekurve në aksidentin e trafikut që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, afër fshatit Drenoc, e ku kanë humbur jetën dy persona.

“Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllime për familjarët e juaj, që sot tragjikisht në një aksident trafiku kanë humbur jetën. Kjo është humbje për të gjithë ne, andaj ju familjarë, bëheni të fortë dhe kalojeni sa më lehtë këtë dhimbje”, thuhet mes tjerash në ngushëllimin e kryetarit Kastrati, drejtuar familjarëve.

Kryetari i Komunës gjithashtu ka bërë thirrje për shtim të kujdesit në trafik.

“Të nderuar qytetarë, e sidomos ju vozitës, ju lutem bëni kujdes gjatë vozitjes, në mënyrë që ti evitojmë këto aksidente. Jeta e secilit prej jush, është shumë më e vleshme se çdo gjë tjetër, prandaj, respektoni rregullat në komunikacion dhe bëni kujdes”, ka thënë ai.