Kryetari i Malishevës priti në takim përfaqësuesin e UNDP në Kosovë
Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, priti në takim përfaqësuesin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Nuno Quieros në Kosovë, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e thellimit të partneritetit në projekte me interes për qytetarët.
Gjatë takimit u trajtuan prioritetet e komunës në fushat e zhvillimit lokal, qeverisjes së mirë, transparencës, përfshirjes qytetare dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Kryetari Kastrati shprehu mirënjohje për mbështetjen e UNDP-së në projekte konkrete dhe theksoi gatishmërinë e komunës për të avancuar bashkëpunimin në iniciativa që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Përfaqësuesi i UNDP-së Nuno Quieros në Kosovë, vlerësoi angazhimin institucional të komunës dhe konfirmoi gatishmërinë për vazhdimin e projekteve të përbashkëta, me fokus në zhvillimin ekonomik lokal, fuqizimin institucional dhe zbatimin e praktikave të qëndrueshme. Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të intensifikohet në periudhën në vijim përmes projekteve konkrete dhe koordinimit të rregullt ndërinstitucional.

