15:12 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / k.v

Kryetari Kastrati shpërndau dhurata për nxënësit me nevoja të veçanta

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot e ka vizituar SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, përkatësisht klasën me nxënës me nevoja të veçanta, të cilëve edhe ju ka shpërndarë dhurata në prag të festës së Vitit të Ri 2022.

“Në prag të festave të fund vitit, me kënaqësinë më të madhe sot kam vizituar nxënësit me nevoja të veçanta, që vijojnë mësimet në ShFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Në cilësinë e kryetarit të Malishevës, këtyre fëmijëve të dashur ju shpërndava nga një dhuratë për festën e Vitit të Ri, dhe ju urova shëndet të mirë dhe suksese në vitin 2022”, ka thënë kryetari Kastrati.

“Fëmijët që sot takova dhe shumë të tjerë anekënd komunës së Malishevës, gjithnjë do të kenë përkrahje dhe trajtim të barabartë institucional”, është shprehur kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, pas vizitës që ju ka bërë nxënësve në këtë shkollë.