Kryetari Lladrovci ndan mirënjohje për shkenctaren e vitit, Ibadete Bytyqi

Kryetari Lladrovci priti në takim mirënjohës dhe falenderues doktoreshën kardiologe nga Drenasi, Ibadete Bytyqi e shpallur si Shkenctarja e Vitit nga MASHTI për vitin 2022.
Duke vlerësuar lartë arritjet shkencore të doktoreshës Bytyqi, me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari Lladrovci ka përgëzuar për arritjet e mëdha duke sygjeruar se njerëz si doktoresha do të duhej të jenë shembull për çdo të ri që dëshiron të arrijë suksese në fushat përkatëse, me punë dhe angazhim gjithçka është e mundur e doktoresha Bytyqi është shembulli konkret me sukseset e arritura.
Ai inkurajoi të vazhdojë arritjen e sukseseve shkencore duke thënë se çdo sukses i doktoreshës është në realitet sukses edhe i Komunës së Drenasit dhe Kosovës në përgjithsësi.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci ndau mirënjohje duke e falenderuar për pasqyrimin e mirë që ju është dhënë gruas shqiptare që pavarësisht sfidave janë dëshmuar në vazhdimësi me suksese në çdo sferë të jetës.
“Çdo i ri duhet të ketë model njerëz si doktoresha e cila me punë dhe përkushtim ka arritur të ngritet në nivelet më të larta të shkencës së mjekësisë duke marrë çmime nëpër konferenca ndërkombëtare shkencore”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.
Ibadete Bytyçi është doktoreshë e shkencave mjekësore, kardiolog, anëtare e shumë shoqatave kardiologjike ndërkombëtare. Ka tetë mirënjohje në nivel kombëtar dhe internacional për arritje profesionale shkencore. Ka katër libra të botuar, tre udhërrëfyes vendor dhe një ndërkombëtar. Po ashtu 44 punime shkencore dhe 17 punime si autore e parë. Në konferenca shkencore ndërkombëtare është paraqitur gjithsej me 72 abstrakte prej tyre në 42 si autore e parë.