75 Mall Live Search
20:31 / E Diele, 06 Qershor 2021 / AR

Kryetari që mban çdoherë çizmet në veturë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, është një prej kryetarëve të komunave të vendit që del jo pak në teren.

Ai ka treguar një gjë tejet interesante, duke thënë se i mban në veturë çdoherë çizmet, siç ka thënë të jetë i gatshëm të dalë në teren, në kohë vërshimesh apo ngjarje të ngjashme.

I mbaj çizmet në veturë, se me pas vërshime dalë menjëherë”, ka thënë Muharremaj në REPORTERI n’Komunë.

Ai thotë se qytetarët e kanë zgjedhur dhe duhet të dalë në teren, edhe në shi edhe në mal.