Kryetari Rama: Florent Rrahmani ka sjell një vepër të vyer, që do të shërbejë si referencë e rëndësishme për studiuesit vendës dhe ndërkombëtarë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë sot në promovimin e librit “Shteti paralel i Kosovës dhe mosbindja civile ’89-’99″, i autorit Florent Rrahmani.
Postimi i plotë i kryetarit Rama:
Libri “Shteti paralel i Kosovës dhe mosbindja civile ’89-’99” është një testament i jashtëzakonshëm i rezistencës sonë dhe një dritë mbi sakrificën, vetëorganizimin dhe guximin që ndërtuan themelet e shtetit tonë.
Florent Rrahmani ka sjell një vepër të vyer, që do të shërbejë si referencë e rëndësishme për studiuesit vendës dhe ndërkombëtarë.
Kryeqyteti është gjithmonë në mbështetje të projekteve që ruajnë dhe përforcojnë kujtesën kolektive të kombit tonë.




