22:19 / E Premte, 24 Mars 2023 / MSH

Kryetarit të AAK-së në Dragash i hakohet Facebook-u, kërkohen para në emër të tij

Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Dragash, Selami Saitit, i është hakuar llogaria zyrtare në Facebook.

Hakuesit kanë vendosur që në emër të Saitit t’u shkruajnë miqve dhe të kërkojnë para, kinse është në Shqipëri dhe i nevojiten.

Rasti bëhet e ditur se është raportuar edhe në Polici, ndërsa djali i Selami Saitit ka ftuar opinionin publik që të mos bien pre e këtij mashtrimi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Të nderuar miq të facebook-ut.

Iu njoftoj se facebooku në emrin e babait tim Selami Saiti është hakuar. Personi që ka hakuar facebookun po kërkon para në emer të babit tim, ndaj iu kerkoj që të mos bini pre e këtij mashtrimi. Rasti është lajmëruar në Polici.

Ju falemderojm për mbeshtetjen secilit person që ka telefonuar.

Me respekt familja Saiti