75 Mall Live Search
22:46 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / MSH1

Kryetarit të Dragashit i hapin ‘TikTok’ të rremë, kërkohet hetimi policor

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se i është hapur një llogari e rremë në rrjetin social “TikTok”, pa dijeninë dhe autorizimin e tij.

Përmes një njoftimi në Facebook, Xheladini u shpreh se çdo aktivitet i kryer përmes kësaj llogarie është plotësisht i rremë dhe i pavlefshëm, transmeton IndeksOnline.

“Më vjen keq që nuk e kam zbuluar më herët këtë keqpërdorim të identitetit tim, i cili jo vetëm që mashtron qytetarët, por cenon edhe integritetin dhe personalitetin tim.

Për këtë arsye, kërkoj nga organet kompetente të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e personit apo personave përgjegjës dhe mbylljen e menjëhershme të kësaj llogarie të rreme” u shpreh Xheladini.

Ky është postimi i plotë i tij:

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Të nderuar qytetarë,

Dua t’ju informoj se së fundmi qenka hapur një llogari në rrjetin social TikTok me emrin Bexhet Cheladini përtej,pa dijeninë dhe pa autorizimin tim. Dëshiroj të theksoj qartë se çdo aktivitet i kryer përmes kësaj llogarie është plotësisht i rremë dhe i pavlefshëm.

Më vjen keq që nuk e kam zbuluar më herët këtë keqpërdorim të identitetit tim, i cili jo vetëm që mashtron qytetarët, por cenon edhe integritetin dhe personalitetin tim.

Për këtë arsye, kërkoj nga organet kompetente të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e personit apo personave përgjegjës dhe mbylljen e menjëhershme të kësaj llogarie të rreme.

Ju falënderoj për mirëkuptimin.

Me respekt,

Bexhet Xheladini

Kryetar i Komunës

May be an image of one or more people and text that says 'Bexhet Cheladini pertej @gashi04444 43 Duke ndjekur 49 Ndjekës 517 Pëlqimet Ndiq Dragashi Goaae wwZtrertanga.an 1155 4i865 4i8 LDK n LDK N LDK inatite_wwc nati wWC ec 싱 070 zarne jen mekesh .jado acc fake veq easa sa komentumu mu 日/ T15T(100.00N1 DEMORATIE NDSOVES ANSHABANI ФEMOK4ATE! . Kopovfs MVT BRE 1742 742 5117 117 2636 636'