75 Mall Live Search
08:56 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / mp

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë, takon Osmanin e Konjufcën

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zhupançiq, do të qëndrojë të hënën në Kosovë. jo do të pritet nga homologu i saj, Glauk Konjufca dhe presidentja Vjosa Osmani.

Takimi do të fillojë nga ora 12:30, ka njoftuar zyra për informim e Presidencës.

“Në orën 12:30, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zhupançiq.

Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq. Mediat mund të marrin pamje te pritja në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit”, thuhet në  njoftim.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë sot në takim, homologen e tij sllovene, Urshka Klakoçar Zupançiq, takimi zhvillohet nga ora 11:00.

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të institucioneve.