75 Mall Live Search
15:12 / E Martë, 07 Tetor 2025 / A

Kryetarja e bashkisë në Gjermani qëllohet 13 herë me thikë para shtëpisë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Herdecke, në rajonin e Westfali të Gjermanisë.

Kryebashkiakja e Herdecke, Iris Stalzer, e cila sapo ishte zgjedhur, është goditur disa herë me thikë nga disa persona të panjohur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas gazetës Bild, politikania 57-vjeçare është gjetur e gjakosur në shtëpi nga djali i saj. Ajo u ka treguar personave që i dhanë ndihmën e parë se ishte goditur nga disa persona para hyrjes së banesës.

Iris Stalzer është goditur plot 13 herë në stomak dhe në shpinë, ku 57-vjeçarja iu nënshtrua menjëherë një operacioni urgjent.