13:34 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / mp

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese me pagë më të madhe se kryeministri

Përveç presidentes së shtetit Vjosa Osmani, e cila ka koeficientin më të lartë të pagës bazë në vlerën 18, që tash me caktimin e koeficientit prej 105 euro paga bruto e saj është 1890 euro.

Rrogën më të lartë se kryeministri Albin Kurti e ka kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka Nimani, e cila sipas përllogaritjeve me koeficientin e pagës bazë asaj i bie të ketë pagën  bruto 1837 euro. Ndërsa pagën bruto  të njëjtë me kryeministrin e ka Kryeprokurori i Shtetit 1785 euro. /IndeksOnline/