Kryetarja e Graçanicës shkon në Gazimestan, fillon grumbullimi i serbëve

Pas përfundimit të festimit të Vidovdanit në Graçanicë, tani festimet po mbahen edhe në Gazimestan, afër Obiliqit.
Atje kanë filluar të grumbullohen qytetarët serb, derisa po merr pjesë edhe kryetarja e Graçanicës, Ljiljana Shubariq.

Atje pritet edhe arritja e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Ndërkohë atje ndodhen edhe ekipet policore për të monitoruar situatën./Indeksonline/
