75 Mall Live Search
18:17 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Kryetarja e PDK-së në Veri: Me emërimin e Adriana Hoxhiq, Ministre, po i bëhet dëm Mitrovicës

Kryetarja e PDK-së në Mitrovicën e Veriut Gonxhe Çaushi, ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj për ta emëruar Adriana Hoxhiq, ministre të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Përmes facebook, Çaushi tha se Hoxhiq rreshtohet krah Listës Serbe dhe pengon kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në Veri.

”Adriana Hoxhiq qenka emëruar sot nga Kryeministri Ramush Haradinaj si Ministre në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Zonja në fjalë gjatë dekadës së fundit është rreshtuar si përkrahëse e Listës Serbe dhe bashkërisht kanë punuar në pengimin e kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre dhe rindërtimin e shtëpive të djegura.  Me këtë emërim i bëhet veç dëm Mitrovicës dhe Kosovës”.