Kryetarja e Preshevës: Faleminderit Kosovë

Kryetarja e Luginës së Preshevës, Ardita Sinani, është shprehur e lumtur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndarë 2 milionë euro nga buxheti i vitit 2022 për këtë komunë.
“Lajm shumë i mirë njoftimi i sotëm nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milionë euro për Luginën e Preshevës. Kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës po bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sinani në Twitter.
Qeveria Kurti dje bëri miratimin e buxhetit për vitin 2022, në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë eurosh, ku 100 milionë euro u ndanë vetëm për FSK-në.
Lajm shumë i mirë njoftimi i sotëm nga Kryeministri i Republikës së 🇽🇰, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milion euro për Luginën e Preshevës
— Ardita Sinani (@SinaniArdita) October 29, 2021
Kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës. pic.twitter.com/W0irgDm0B4