Kryetarja e Preshevës merr dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 në Serbi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sinani bëri thirrje për vaksinim teksa tha se kjo është mbrojtje e dëshmuar, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sot, mora dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Ju lutem të vaksinoheni! Pa përjashtim.
Pandemia është në mesin tonë. Edhe rastet fatale.
Vaksinimi është mbrojtja e dëshmuar. E jetës sonë dhe e jetës të të tjerëve.
Vaksinimi është obligim.