18:46 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / LB

Kryetarja e Preshevës për reciprocitetin me targa: Mirëpresim çdo vendim që sovranizon Kosovën

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka përkrahur masën reciproke të vendosur nga qeveria e Kosovës, për vendosjen e targave.

Ne mirëpresim çdo vendim që sovranizon Kosovën, siç janë masat e reciprocitetit në lidhje me përdorimin e targave të përkohshme të qytetarëve të Serbisë”, ka shkruan Sinani në Twitter.

“Në këtë rast me vendimet që do të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve të Luginës së Preshevës në Kosovë”.