07:29 / E Martë, 07 Shtator 2021 / AR

Kryetarja e Speciales sot në Kosovë, flet për zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, sot do të vizitojë Kosovën.

Bashkë me të do të vijë edhe administratorja Fidelma Donlon, shkruan Indeksonline.

Ato do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Aktiviteti do të mbahet në Hotel Sirius duke filluar nga ora 10:00.