75 Mall Live Search
21:15 / E Enjte, 15 Gusht 2024 / G T

Kryeziu: Asllan Sllamniku, njeriu më i besueshëm i Serbisë – ishte i deleguar nga Federata Jugosllave

Ish i burgosuri politik, Kadri Kryeziu njëherësh ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në emisionin “Debat Plus” ka treguar se pjesëtari i UDB-së, Asllan Sllamniku ka qenë njeriu më i besueshëm i Serbisë.

Kryeziu, i arrestuar nën dyshimin si organizator i demonstratave të studentëve të vitit 1981 ka thënë se Sllamniku ishte i deleguar nga Federata Jugosllave.

“Asllan Sllamniku, ka qenë i deleguar nga Federata Jugosllave, njeri më i besueshëm i Serbisë. Ka pasë disa që nuk kanë qenë shumë të besueshëm, ju vike gjynah, gardianët kanë pasë ndjesi tjetër, kanë qenë më të kujdesshëm ndaj nesh”, ka deklaruar Kryeziu.

Teksa nuk i ka arsyetuar torturat dhe malltretimin që u kanë bërë udbashët në atë kohë, Kryeziu ka thënë se ndonëse rrahja ka qenë individuale metoda ka qenë e njëjtë nga të gjithë.