Kryeziu: Demokracia funksionon vetëm me transparencë dhe përgjegjësi

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka marrë pjesë sot në një protestë para Kuvendit të Kosovës, bashkë me kolegë dhe aktivistë të shoqërisë civile.


Përmes një postimi, ai tha se protesta kishte për qëllim ngritjen e zërit kundër bllokimit institucional dhe papërgjegjësisë politike që, sipas tij, po e mban shtetin në pauzë.
“Demokracia funksionon vetëm me transparencë dhe përgjegjësi,” theksoi Kryeziu.

S’bashku me kolege, aktiviste te shoqerise civile, ne nje aksion protestues para Kuvendit të Kosoves, per te ngritur zerin kunder bllokimit institucional dhe papergjegjesise politike qe po e mban shtetin ne pauze. Demokracia funksionon vetem me transparence dhe pergjegjesi.#ShtetiNePauze