Kryeziu dhe Pupovci përfundojnë garat në EYOF Vuokatti 2022

Skitaret kosovare Kiana Kryeziu dhe Arba Pupovci kanë përfunduar sot garat në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të rinj (EYOF) Vuokatti 2022.
Pas garave në disiplinën e sllallomit, Kryeziu dhe Pupovci zhvilluan gara sot në disiplinën e sllallomit paralel, ku në të njëjtë kohë ishte gara e fundit për të dy skitaret.
Kiana dhe Arba u diskualifikuan në lëshimin e dytë, ku në lëshimin e parë Kiana ishte plus 2.80 sekonda prej vendit të parë, kurse Arba ishte plus 4.31 sekonda.
Ndërkaq, EYOF Vuokatti 2022 vazhdon ende për skitarin Drin Kukaj, i cili do të garojë nga ora 13:00 në disiplinën e sllallomit paralel.