75 Mall Live Search
16:36 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / Z S

Kryeziu: Gjykata Speciale nuk ka as të drejtë, as mandat të gjykojë të drejtën tonë për të jetuar të lirë dhe për të qenë shtet i pavarur

Ismet Kryeziu i IKD-së, ka reaguar në lidhje me fjalët përfundimtare që janë thënë sot në Hagë.

Ai ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik prej 18 vitesh, dhe Gjykata Speciale sipas tij nuk ka as të drejtë, as mandat të gjykojë të drejtën tonë për të jetuar të lirë dhe për të qenë shtet i pavarur.

Postimi i plotë:

Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik prej 18 vitesh.

Gjykata Speciale nuk ka as të drejtë, as mandat të gjykojë të drejtën tonë për të jetuar të lirë dhe për të qenë shtet i pavarur. Më shumë se për secilin fakt tjetër, prokuroria gjatë gjithë procesit ka synuar të sfidojë këtë të drejtë.

Por besoj se gjyqtarët, pas përmbylljes së çështjes gjyqësore, do të respektojnë arsyen e themelimit dhe mandatin e gjykatës, dhe nuk do të lejojnë që prokuroria apo kjo gjykatë të sfidojë të drejtën e pavarësisë së Kosovës./Indeksonline/