75 Mall Live Search
12:37 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Kryeziu i gatshëm, Berisha do të zëvendësohet nga Celina

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media para ndeshjes me Danimarkën dhe Bullgarinë.

Ai ka treguar edhe për gjendjen e dy mesfushorëve që kanë pasur probleme fizike, Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu.

Berisha nuk do të udhëtoj për në Kosovë derisa Hekuran Kryeziu do të bashkohet dhe do të jetë i gatshëm të paktën për ndeshjen me Bullgarinë.

“Valon Berisha ishte i lënduar dhe nuk ka luajtur muajin e fundit dhe është e pamundshëm të jetë me ne përkundër dëshirës dhe skuadra nuk e ka lejuar dhe Celina mund ta mbuloj këtë pozicion”, ka thënë trajneri.

“Hekurani nuk ka diçka të thyer po presim rezonancat e tij, për Danimarkën mund të jetë herët por për Bullgarinë ai do të jetë i gatshëm”, ka shtuar Challandes. /IndeksOnline/