75 Mall Live Search
18:55 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / H F

Kryeziu i pakënaqur që s’u certifikua Srpska: Patriotizëm është të respektosh qytetarët serbë!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar Listen Serbe, për zgjedhjet lokale 12 tetorit.

Lidhur me këtë ka reaguar Ismet Kryeziu nga IKD, transmeton IndeksOnline.

“KQZ-ja, e përbërë nga një “tavolinë burrash”, nuk e paska certifikuar Listën Serbe për garim në zgjedhje, dhe vendimet e saj po kthehen në gjykime dhe linçime publike. Me këtë qasje cenohet barazia dhe e drejta për garim, ndërsa institucionit i vihet një peshë në qafë për folklorizëm politik, ndërsa Kosova zhvlerëson fuqinë e saj dhe bëhet më e cenueshme.”, ka shkruar ai.

Statusi i tij i plotë:

KQZ-ja, e përbërë nga një “tavolinë burrash”, nuk e paska certifikuar Listën Serbe për garim në zgjedhje, dhe vendimet e saj po kthehen në gjykime dhe linçime publike. Me këtë qasje cenohet barazia dhe e drejta për garim, ndërsa institucionit i vihet një peshë në qafë për folklorizëm politik, ndërsa Kosova zhvlerëson fuqinë e saj dhe bëhet më e cenueshme.

Të jesh patriot sot do të thotë ta duash Republikën dhe ta respektosh rendin kushtetues, juridik e politik mbi të cilin është ndërtuar ajo. Patriotizëm është të respektosh qytetarët serbë, përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, të dialogosh me ta dhe të angazhohesh për integrimin e tyre, jo përjashtimin.

Është e dhimbshme kur një klasë politike bie pre e demagogjisë dhe, për një grusht votash, e vendos Kosovën në tabelat e linjat e kuqe – si vend që cenon të drejtat e komuniteteve pakicë, duke dëmtuar imazhin dhe partneritetin ndërkombëtar.