75 Mall Live Search
23:26 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Kryeziu: Jemi të dëshpëruar me vetëm një pikë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu ka thënë se skuadrës “Dardane” i ndodhi një “deja vu”, në një episod gati të njejtë me atë kundër Ishujve Faroe, shkruan Insporti.

“Dardanët” nuk arritën më shumë se një barazim, 1-1, kundër bullgarëve, të cilët ishin të fokusuar më shumë në mbrojtje përgjatë 90 minutave lojë.

“Ishte e vështirë për neve, patëm një ‘deja vu’ si kundër Ishujve Faroi, kemi qenë të befasuar sepse nuk i pritëm bullgarët kaq defanzivë,” tha Kryeziu për SuperSport.

“Jemi të dëshpëruar me vetëm një pikë. E kemi ditë që janë provokativ, ata luajtën ashpër sepse nuk mundën të zgjerojnë lojën.”