75 Mall Live Search
12:40 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / P M

Kryeziu kritikon gjuhën fyese ndaj kundërshtarëve politikë: Duhet të jetë arsye e mjaftueshme për ndëshkim qytetar dhe politik

Ismet Kryeziu nga IKD-ja ka reaguar për gjuhën fyese që po përdoret nga politikanë ndaj kundërshtarëve politikë, e sidomos nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka thënë se gjuha përçmuese, fyese dhe etiketuese ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe nxitja e përçarjes qytetare, po kthehen në instrument politik për ata që vëmendjen e fitojnë vetëm përmes polarizimit.

“Kjo nuk është politikë. Kjo është varfërim i debatit publik. Një qasje e tillë duhet të jetë arsye e mjaftueshme për ndëshkim qytetar dhe politik ndaj atyre që, duke mos pasur argumente dhe vizion, zgjedhin të zhvillojnë betejën politike përmes degradimit të debatit publik”, ka shkruar Kryeziu.