75 Mall Live Search
21:51 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / Burim

Kryeziu: Kushtetuesja doli vetë me afat për Kuvendin – Deputetët s’e kërkuan atë

Ish gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu në emisionin “Politiko” ka komentuar 30 ditëshin të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituim të Kuvendit.

Ai ka thënë se Kushtetuesja ka dalur vetë me këtë afat dhe deputetët nuk e kërkuan këtë gjë.

“Këtu kemi një çështje që Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar kërkesën e 11 apo 12 deputetëve, po kjo gjykatë e ka trajtuar e quajmë ne një segment ‘ultravires’, dhe kjo është kur Gjykata trajton një çështje pa kërkuar duke pasur parasysh se efekti i mostrajtimit të asaj çështje mund të ketë pasoja të mëdha”, tha ai.