75 Mall Live Search
14:45 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / L A

Kryeziu: Moszbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, gabimi më i madh gjeopolitik për Kosovën

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (IKD), Ismet Kryeziu, ka kritikuar ashpër Presidenten Vjosa Osmani dhe Qeverinë Kurti për moszbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, duke e cilësuar këtë si një nga gabimet më të mëdha gjeopolitike për Kosovën.

Sipas Kryeziut, Kosova ka humbur mundësi të rëndësishme për zhvillim energjetik dhe infrastrukturor për shkak të mungesës së vullnetit politik.

Postimi i plotë:

Po të ishte zbatuar Marrëveshja e Washingtonit, sot Kosova do kishte gazin dhe do të bëhej nyjë e shpërndarjes se tij ne Shqipërinë veriore, Mal të Zi dhe Serbi, si dhe nyjë shumë e rëndësishme e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore e rajonit!

Po të ishte zbatuar Marrëvëshja e Washingtonit, sot Kosova do kishte gazin dhe do të bëhëj nyjë ë shpërndarjes së tij në Shqipërinë veriore, Mal të Zi dhe Serbi, si dhe nyjë shumë ë rëndësishme e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore e rajonit!

Mos të harrojmë se në vitin 2021, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës e quanin atë gaz si “gaz rus” – dhe atë gazin që do të shpërndahej nga Greqia që në një masë të konsiderueshme do të vinte aty nga SHBA-të në formë të lëngët!

Për më tepër, ndoshta deri më tani edhe do të ishte në përfundim linja hekurudhore Prishtinë – Durrës. Përpos kësaj do e kishim mbyllur edhe çështjen e menaxhimit të ujërave në Liqenin e Ujmanit me Serbinë.

Dokumentin e fisibilitetit të hartuar nga SHBA-të për këtë çështje as që e shqyrtoi Qeveria e Kosovës – me demek e hodhi në shportë!Do të ishtë mirë që të bëhët një vlerësim zyrtar i Zbatimit të Marrëveshjes së Washingtonit, ose në vërtëtë nuk ka nevojë fare të bëhët, pasi nga qielli mund të shihet së ajo nuk është zbatuar!

Mos-zbatimi i kësaj marrëveshjeje është gabimi më i madh dhe me pasoja afatgjatë gjeopolitike për Kosovën i Qeverisë Kurti 2!