75 Mall Live Search
17:57 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / A. A

Kryeziu: Nuk ishim të kënaqur me paraqitjen kundër Shqipërisë, do të reagojmë ndaj Sllovenisë

Mesfushori Hekuran Kryeziu është shprehur i pakënaqur me paraqitjen në ndeshjen ndaj Shqipërisë, të cilën Kosova e humbi 1-0 në Elbasan Arena.

Megjithatë ai thotë se ekipi do të provojë të rikthehet edhe pse nuk do të jetë lehtë, shkruan Indeksonline.

“Kemi një ndeshje shumë të vështirë por do ta japim maksimumin. Nuk kemi qenë të kënaqur me ndeshjen kundër Shqipërisë dhe do të provojmë të reagojmë kundër Sllovenisë. Nuk kemi presion tani dhe është më e lehtë. Nuk kemi gjasa për vend të parë por duam të mbesim në Ligën C” deklaroi Kryeziu.

Kosova do të luaj ndaj Sllovenisë të dielën nga ora 20:45 në Lubjanë.

/Indeksonline/